VIDEO/ Penalltitë në Tirana-Kukësi, Bujar Pregja u vë “vulën” në Pressing

schedule09:09 - 16 Shkurt, 2021

schedule 09:09 - 16 Shkurt, 2021

Përballja mes Tiranës dhe Kukësit hapi diskutime edhe për gjykimin e Eldorian Hamitit, por moviola i ka dhënë të drejtë lezhjanit për dy rastet që kishte më shumë pretendime. Bëhet fjalë për penalltinë në favor të Kukësit dhe për një episod ku Tirana kërkoi 11-metërsh.

https://streamable.com/d1q8o7

Në emisionin “Pressing”ABC, si zakonisht bëri moviolën specialisti i gjykimit, Bujar Pregja, i cili deklaroi: “ Momenti i parë është kur sulmuesi i Kukësit shkon me topin në zonë dhe portieri i Tiranës e pengon dhe është penallti.

Ai e merr topin para portierit. Nuk është i rrëzuar, ai e prek topin. Ka kontakt dhe rrëzohet. Portieri nuk e prek topin, por rrëzon kundërshtarin.

Kemi më pas rastin e Seferit. Mbrojtësi largon topin dhe Seferi pengohet në lojtarin që është i rrëzuar. Lojtari i Tiranës nuk e ka topin në zotërim. Nuk kemi të bëjmë me penallti”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!