VIDEO | Payet i rikthehet vesit të vjetër, realizon një gol të pabesueshëm

schedule21:24 - 5 Shkurt, 2020

schedule 21:24 - 5 Shkurt, 2020

Dimitri Payet njihet për realizimin e golave të bukur dhe kështu ka ndodhur edhe pak minuta më parë. Marseille po luan në fushën e St Etienne dhe ka gjetur golin e avantazhit në minutën e shtatë.

32-vjeçari veproi bukur në krahun e majtë të sulmit dhe lëshoi një diagonale drejt portës kundërshtare nga një pozicion i pamundur. Gol i pabesueshëm i francezit të njohur (i shtati në kampionat) dhe tifozët e ekipit mik në festë. /abcnews.al