Pasi dogjën gomat, protestuesit e PD të mbledhur në rrethrrotullimin e Milotit i kanë vënë zjarrin edhe shkurreve anësore të autostradës.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe një zjarrfikëse, por nuk e kanë lejuar që të ndërhyjë për të shuar flakët.
Protestuesit vijojnë bllokimin e kësaj pike që prej orës 17:00. Bllokim rrugësh ka edhe në te segmenti “Casa Italia – Sheshi Shqiponja, Rrethrrotullimi Milot, Rrethrrotullimi Shkozet, Rrethrrotullimi Bradashesh, Rrethrrotullimi Rrogozhinë, Rrethrrotullimi Levan. /abcnews.al