VIDEO/ Reali triumfon ndaj ekipit kryesues, Sergio Ramos “mbreti” i derbeve

schedule22:55 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 22:55 - 12 Dhjetor, 2020

Real Madrid shënoi nga një gol për pjesë, triumfoi 2-0 ndaj Atletico Madrid dhe fitoi derbin e kryeqytetit spanjoll. Humbja e parë për djemtë e Simeones, të cilët vazhdojnë të kryesojnë kampionatin spanjoll.

Casemiro zhbllokoi takimin pas çerek ore lojë. Braziliani kërceu më lart se të gjithë dhe shënoi me kokë pas krosit të Toni Kroos nga këndorja. Goli i qetësisë erdhi në minutën e 63-të. Goditje potente e mbrojtësit Carvajal dhe autogol i portierit Olbak.

I pafat slloveni pasi topi u përplas në shtyllë dhe në shpinën e tij, për të përfunduar më pas në rrjetë. Edhe pse Atletico tentoi të gjente rrugën e rrjetës, Reali u mbrojt mirë dhe konfirmoi se mbetet një ekip tepër i fortë në duelet e rëndësishme.

Golat dhe rastet e REAL MADRID-ATLETICO MADRID

Fitorja e sotme i ka ngjitur kampionët në fuqi përkohësisht në vend të tretë me 23 pikë, duke e ngushtuar në vetëm 3 pikë diferencën me “armiqtë” e Atleticos, që kanë luajtur një ndeshje më pak.

Sonte ishte një mbrëmje e veçantë për Sergio Ramos, kapiteni e “Los Blancos”. Mbrojtësi spanjoll regjistori derbin e 43-të, duke u bërë futbollisti me më shumë ndeshje të luajtura në sfidat Real-Atletico. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!