VIDEO/ Partizani i Dajës pa busull, Skënderbeu i jep leksion në “Elbasan Arena”

schedule17:58 - 7 Mars, 2021

schedule 17:58 - 7 Mars, 2021

E konfirmuar, në Superiore nuk ka asnjë fitore të sigurt. Madje çdo ekip mund të të mundë dhe Partizani e ka provuar në dy javët e fundit, teksa fillimisht barazoi me Apoloninë dhe sot kundër Skënderbeut u mposht me rezultatin 0-1.

Korçarët, që ishin në vendin e fundit në klasifikim, kishin shkuar në Elbasan për të mos dalë pa pikë dhe ia kanë dalë. Që në fillim treguan se Partizanin do e bënin të vuanin, duke zbritur rrezikshëm me Mensah. Gjithsesi afrikani nuk mundi të shënonte dot.

Çinari, Cardoso dhe Murataj tentuan të rrezikonin Skënderbeun, por pa sukses. 0-0 45 minutat e para në “Elbasan Arena”, ndërkohë që në të dytën korçarët arritën të shënonin me anë të brazilianit Jean Victor. Një gol mjaft i bukur, që kishte edhe vlerën e tre pikëve në fund.

Doëuna rrezikoi të realizonte edhe të dytin, sikurse Berisha që goditi tranversën. Bitri në fund me kokë tentoi golin e barazimit, por shënjestra e tij nuk ishte e duhura. Gjashtë minutat shtesë nuk sollën asnjë, pasi Skënderbeu e ruajti epërsinë dhe mori tre pikë që e largojnë nga vendi i fundit. Tashmë në Korçë presin nderin e Laçit, që nesër pret Apoloninë. /abcnews.al

PARTIZANI-SKËNDERBEU 0-1
Shënues:
Jean Victor 67′
PARTIZANI:
Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja (Kote 75′), Murataj, Bardhi (Cara 75′), Asani, Çinari, Cardoso. Trajner: Ilir Daja.
SKËNDERBEU:
Dajsinani, Meksi, Sadriu, Vitija, Zguro, Berisha (Pusi 88′), Taipi, Dwumfour, Dowuna (Mara 89′), Jean Victor, Mensah. Trajner: Migen Memelli.
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Ani Koçiaj, Renato Malaj, Kreshnik Bajramaj
Kartonë të verdhë: Murataj 42′, Çinari 45′, Broja 69′ / Dowouna 45+1′, Dwumfour 45+1′, Sadriu 52′, Jean Victor 58′, Zguro 65′

 

Klasifikimi i Superiores

86′ Elvi Berisha iu afrua golit të dytë, por tranversa e ndali sulmuesin e Skënderbeut

67′ Jean Victor ka realizuar golin e parë në Superiore dhe i ka dhënë epërsinë skuadrës së Skënderbeut kundër Partizanit

37′ Lucas Cardoso provon me një goditje të fortë në hyrje të zonës, topi i gjuajtur prej tij devijohet nga portieri Dajsinani 

https://streamable.com/mmvrmc