Brazilianëve u pëlqen dielli, deti, futbolli dhe sigurisht të kërcejnë. E tregojnë kudo diçka të tillë, madje edhe kur luajnë futboll. Janë ndryshe nga të tjerët, kanë ritmin e tyre dhe festat e golave me samba janë ndër më të veçantat.
Tashmë është koha që të kërcejnë në karantinë. Sfidën e nis braziliani i Milanit, Lucas Paqueta dhe sfidon disa yje të tjerë, që i përgjigjen, duke nisur nga Neymar, për të vijuar me Vinicius Junior, Gabriel Jesus, Richarlison dhe Lincoln të Flamengo.
Skena e tyre është “Instagrami”, aty ku miliona ndjekës kanë mundur t;i shohin këta yje të futbollit duke kërcyer dhe duhet thënë se e bëjnë mirë, ose më saktë, me shumë pasion. Shijoni videon! /abcnews.al
https://streamable.com/0qd5h