VIDEO/ Panik për Laroshin te Partizani! Xhixha zbarkon te Tirana, Vayrynen “zhduket”

schedule19:38 - 5 Korrik, 2021

schedule 19:38 - 5 Korrik, 2021

Partizani vazhdon përgatitjet për ndeshjet e raundit të parë të Conference League ndaj Sf. Gheorghe nga Moldavia. Ditën e sotme ata kanë zhvilluar stërvitje në stadiumin e Kamzës dhe gjatë saj ka ndodhur një ngjarje e pakëndshme.

Një nga prurjet e verës për të kuqtë, portieri Vokli Laroshi ka pësuar një dëmtim delikat gjatë stërvitjes dhe ka ngjallur shqetësim në stafin e të kuqve.

Sipas Panorama Sport mjekët e skuadrës kanë ndërhyrë menjëherë për të stabilizuar gjendjen e 19-vjeçarit dhe pasi e kanë fashuar në kokë, është parë e arsyeshme që ai të transportohet në spital për teste dhe trajtim më të specializuar.

https://streamable.com/xofsch

Ndërkohë, skuadra tjetër e kryeqytetit, Tirana ka nisur sot përgatitjet për sezonin e ri. Sipas të njëjtit burim në stërvitje ka pasur dy risi, që tregojnë shumë për lëvizjet e bardhebluve në merkato.

Redon Xhixha, i cili la Laçin në fund të sezonit duket se ka mbyllur çdo detaj të marrëveshjes me Tiranën dhe sot ka kryer stërvitjen e parë me bardheblutë. Anësori nuk është zyrtarizuar ende si afrim me kosto zero dhe me shumë mundësi klubi pret ditëlindjen e tij të 23-të (14 korrik) për të shmangur taksën e formimit, që do duhej t’i paguanin Laçit.

 

Një tjetër risi te bardheblutë ishte mungesa e Tim Vayrynen në stërvitje. Prej javësh klubi po punon për të ndërprerë kontratën me sulmuesin, që ende nuk ka shënuar gol me bardheblutë, por finlandezi po bën rezistencë.

Mungesa e tij në stërvitje është një shenjë se bashkëpunimi me sulmuesin mund të jetë mbyllur. Një mungesë e madhe në stërvitjen e sotme ishte Jurgen Çelhaka. Në këtë rast nuk ka lidhje me merkaton, por mesfushori ka pasur një problem fizik dhe po punon për t’u rikuperuar. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!