Hezbollah ka lëshuar më shumë se 65 raketa në orët e para të mëngjesit të sotëm, në veri të Izraelit. Në një video që është bërë virale në rrjet, shihet një raketë që godet një autostradë në veri të Izraelit, pak metra pranë makinave.
נפילת רקטה בכביש 70 בין טמרה וכאבול, היום pic.twitter.com/e0C7h2wqat
— הארץ חדשות (@haaretznewsvid) September 24, 2024
IDF tha se raketat u lëshuan nga jashtë Haifa, në Kiryat Shmona dhe zonat përreth, duke shtuar se shumica e tyre u kapën dhe disa prej tyre goditën ndërtesa dhe magazina.
Për më tepër, sipas ushtrisë, rreth pesë raketa u lëshuan në zonën e Luginës Jezril, disa prej të cilave u kapën.
Një 58-vjeçare është plagosur nga copëzat e raketës dhe është dërguar në spital.
/abcnews.al