Pesë gola të shënuar, tre penallti të akorduara. Tirana shpartalloi Luftëtarin me rezultatin 5-0, ndërkohë që për t’u përmendur është fakti që bardheblutë nuk ia dolën të kthejnë në gola dy 11 metërsha.
I pari ishte Ngoo, ai që mori me forcë penalltinë në pjesën e parë të ndeshjes me Luftëtarin dhe portieri Arlis Shala e ndali anglezin, i cili në fakt gjuajti keq.
https://www.facebook.com/newseds/videos/819871878540995/?t=19
Sulmuesi mori leksione më pas nga Idriz Batha, që golin e katërt e realizoi nga pika e bardhë e 11 metërshit. Penalltitë në Gjirokastër nuk u ndalën dhe një të tillë e fitoi edhe Grent Halili.
Me Tiranën që ishte në epërsinë e katër golave, sulmuesi e kishte mundësinë të eksperimentonte dhe provoi “panenkan” e famshme, pa dalë ta kthejë në gol. Topi u ndal në traun e portës dhe Halili në tentativën e dytë me kokë e dërgoi topin jashtë. / abcnews.al