VIDEO/ Panathinaikos triumfon në “shtëpi”, Qarabag e Rennes mund kundërshtarët

schedule21:38 - 21 Shtator, 2023

schedule 21:38 - 21 Shtator, 2023

Përveç sfidave LASK-Liverpool, Bayer Leverkusen-Hacken e Sheriff Tiraspol-Roma, pasditen e sotme janë zhvilluar dhe 5 sfida të tjera të vlefshme për raundin e parë të fazës së grupeve të UEFA Europa League.

Në “Olympic Stadium of Athens” të Athinës, vendasit e Panathinaikos arritë një fitore të madhe ndaj “nëndetëseve të verdha” të Villarreal, teksa i mundën këta të fundit me rezultatin e pastër, 2 me 0, pas golave të Fotis Ioannidis e Andraz Sporar, në minutat 38’ e 78’ të sfidës.

Në “Azerzun Arena” të Bakusë, azerët e Qarabag, skuadër ku aktivizohet dhe ish-“fantazisti’ i “bardhebluve” të Tiranës, Redon Xhiha, arritën të fitonin me rezultatin minimal 1 me 0, ndaj norvegjezëve të Molde, ku protagonist absolut ishte 23-vjeçari, Leandro Andrade, me golin e tij në minutën e 55-të të sfidës.

Në “Roazhon Park” të Renesë, vendasit francezë fituan me rezultatin e thellë 3 me 0, ndaj izraelitëvë të Maçabi Haifa, rezultat të cilët e arritën pas golave të Ludovic Blas, Adrien Truffert e Bertug Yildirim, në minutat 1’, 31’ e 55’ të sfidës.

Në “Stade de Geneva” të Gjenevës, vendasit e Servette u mundën me rezultatin 0 me 2, nga “gjigandët” çek të Slavia Prague, me rezultatin e pastër, 0 me 2, ku protagonistë ishin Lukas Masopust e Igoh Ogbu, me golat e tyre të shënuar respektivisht në minutat 32’ e 59’ të sfidës, ndërsa në Belgjikë erdhi dhe barazimi i vetëmi pasdites, me sfidën e Royal Union-Toulouse, që përfundoi me rezultatin 1 me 1, pas golave Mohamed Amoura e Thijs Dallinga. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Royal Union SG 1-1 Toulouse

Panathinaikos 2-0 Villarreal

Rennes 3-0 Maccabi Haifa 

Qarabag 1-0 Molde

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!