ABC News siguron videon ku shihet momenti i ekzekutimit të Hekuran Billës pranë qendrës Kristal.
Siç shihet në pamje autorët e kanë ndjekur Billën deri sa kanë pritur momentin ti afrohen dhe të qëllojnë mbi 40 vjeçarin.
Makina e autorëve tip “Benz” pasi e ka ndjekur, ka qëlluar në lëvizje e sipër ku Billa ka humbur kontrollin me automjetin e tij tip BMW X6, duke u përplasur me makinat e tjera.
Më pas autori, pasi sheh që Billa humbet kontrollin dhe përplaset me makinat e parkuara në anë të rrugës, kthehet mbrapsh me makinë nga rruga që erdhi, dhe largohet me qetësi.
Qytetarët nuk kanë dëgjuar të shtëna, pasi ekzekutimi ishte me silenciator. Ata janë afruar të shohin, por kur kanë kuptuar se kishin të bënin me vrasje, disa prej tyre largohen me shpejtësi.
Hekuran Billa, 40 vjeç u ekzekutua mbrëmjen e djeshme rreth orës 10 të mbrëmjes në një atentat të mirëorganizuar./abcnews.al

