Forca të shumta zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve që kanë përfshirë një rrobaqepësi paraditen e sotme pranë rrugës së Elbasanit në kryeqytet.
ABC sjell pamje nga vendi ku ka ndodhur ngjarja, ku forcat zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e plotë të flakëve. Burime bëjnë me dije se shkak për flakët është bërë një shkëndijë në një pajisje elektrike.
Xhami i përparmë i biznesit ka shpërthyer nga trysnia e flakëve pasi dyqani ka qenë i mbyllur dhe për fat të mirë nuk ka pasur persona brenda tij.
Si pasojë e flakëve, tymi është përhapur edhe në katet e sipërme të pallatit ku pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse është bërë i mundur evakuimi i banorëve.
Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 të paradites së sotme në rrobaqepësinë e 37-vjeçarit me iniciale E.Sh. ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale./mv.abcnews.al