VIDEO/ Pamje nga momenti kur fundoset anija “Ratpor” në brigjet greke

schedule14:01 - 27 Nëntor, 2023

schedule 14:01 - 27 Nëntor, 2023

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur anija Raptor fundoset në brigjet e Lesvos.

Në video shihet kur anija fundoset dalëngadalë, ndërsa uji ka hyrë në bord. Anija “Raptor” ishte nisur nga porti i egjiptian i Al Dekheila me destinacion Stambollin. Anija e mallrave mbante kripë ndërsa ishte ndërtuar në vitin 1984 dhe ishte e gjatë 106 metra.

Rojet bregdetare kanë vijuar kërkimet për gjetjen e trupave, ndërsa mbrëmjen e kaluar u shpëtuar një marinar egjiptian, ndërsa një person u gjet i pajetë. Anija u mbyt mëngjesin e së dielës, ndërsa vijojnë kërkimet për 12 pjesëtarët e ekuipazhit të anijes së mallrave.

Gjithsej 14 anëtarë të ekuipazhit (një indian, njëmbëdhjetë egjiptianë dhe dy sirianë) ndodheshin në bordin e Raptor, i cili u mbyt në rrethana ende të paqarta.

 

/abcnews.al/