VIDEO/Pamje mahnitëse, SpaceX lëshon 60 satelitë në hapësirë

schedule07:50 - 15 Mars, 2021

schedule 07:50 - 15 Mars, 2021

SpaceX së fundmi ka hedhë 60 satelitë Starlink nga Qendra Hapësinore Kennedy.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ky është fluturimi i 21-të operacional dhe misioni i 22-të i përgjithshëm Starlink, sipas kompanisë.

Kjo është hera e 8 që Falcon 9 u ngrit në hapësirë. Misioni u transmetua live në Youtube dhe u ndoq nga qindra mijë shikues.

 

Përdorej Block 5 Booster B1051-9, përforcuesi më i vjetër aktiv në flotë. B1051 u kthye nga Florida vitin e kaluar dhe ishte tashmë në mision në janar 2020 dhe prill 2020 si dhe në gusht 2020 dhe tetor 2020.

Pak pas mesditës së të dielës SpaceX dërgoi imazhe të raketës së saj Falcon9 ndërsa arriti në orbitë. Tani në hapësirë ka më shumë se 1,300 satelitë Starlink.e.su./abcnews.al