Alex Roca Cabillo është një vrapues spanjoll i cili ka vuajtur nga paraliza cerebrale për shkak të encefalitit që në moshën gjashtë muajsh. Në fakt, pjesa e majtë e trupit të tij është tërësisht e palëvizshme dhe për t’ia lehtësuar sadopak lëvizjen kishte bërë dy operacione në këmbën e majtë. Megjithatë, ai ia doli dhe u bë atleti i parë me paralizë në këtë masë që përfundoi maratonën e Barcelonës.
Përpara se të arrinte këtë sukses të mrekullueshëm të përfundimit të maratonës, ai kishte përfunduar gjashtë gjysmë maratona dhe më parë kishte përfunduar pesë triathlona, një aquathlon dhe gara me biçikletë malore. Por ajo që ai arriti 3 ditë më parë, më 19 mars, ishte unike.
Duke vrapuar në maratonën e Zurich Marato Barcelonë, në Barcelonë, dhe me mbështetjen e të gjithë vrapuesve të tjerë pranë tij, si dhe ekipit të tij dhe publikut, ai arriti të përfundonte në 5 orë e 50 minuta e 51 sekonda për të arritur atë që askush tjetër nuk e ka bërë me një problem të tillë.
Për të përfunduar këto 42.19 kilometra dhe për të zënë vendin e 10754-të në këtë maratonë të Barcelonës, atleti iu nënshtrua një stërvitje speciale nën mbikqyrjen e një psikologu dhe një dietologu.
Pas suksesit të tij, Alex Roça dërgoi një mesazh në gjuhën e shenjave: “Kushdo që ka një qëllim, me sakrificë, qëndrim dhe punë ekipore mund ta arrijë atë. Vendosa të vrapoj maratonën e Barcelonës në mënyrë që njerëzit që kanë frikë ose nuk mund ta arrijnë këtë qëllim, të më shohin të kaloj vijën e finishit të një maratone dhe t’i thonë vetes: Unë mund ta bëj këtë.”/h.ll/abcnews.al
¡HE HECHO HISTORIA!
Primera persona del MUNDO con un 76% de discapacidad que ha logrado terminar una MARATÓN: 42, 195 Km ✊?✊?✊?
Esto ha sido posible gracias a TODO mi equipo. Gracias a TODOS los que habéis estado animando, NO TENGO PALABRAS… ? pic.twitter.com/XjnQtDmKFN
— Alex Roca Campillo (@alexroca91) March 19, 2023