VLORË- Pamje fantastike vijnë nga Laguna e Zvërnecit në Vlorë.
Një tufë e madhe lejlekësh dhe flamingosh kanë mbushur lagunën duke i dhënë një pamje të veçantë kësaj zone.
Abc News ka siguruar pamje, të cilat tregojnë një popullim të madh të Zvërnecit me shpendët, që shijojnë qetësisht habitatin e tyre.
Kjo pamje e natyrës është një “xhevahir i shtuar” për vizitorët dhe turistët, të cilët zgjedhin të kalojnë kohë në Zvërnec./ abcnews.al