Angela Bassett është një nga personazhet për të cilat po flitet pak orë pas ceremonisë së Oscars 2023 dhe kjo për shkak të reagimit të saj kur u njoftua se Jamie Lee Curtis fitoi Oscarin për aktoren më të mirë në rol dytësor për portretizimin e saj të një taksambledhëse të ashpër në komedi.
Performanca me shpirt të lirë e Deirdre-së si një punonjëse e vetmuar dhe obsesive e IRS-së, e cila shndërrohet në një dashnore të pasionuar në një univers alternativ, i dha asaj statujën.
Ajo mundi konkurrencën e Angela Bassett (“Black Panther: Wakanda Forever”), Kerry Condon (“The Spirits of Inisherin”) Hong Chow (“The Whale”) dhe Stephanie Hsu (“Everything Everything”).
Angela Bassett nuk dukej shumë e lumtur me fitoren e koleges së saj. Ajo as nuk duartrokiti dhe reagimi i saj ka marrë shumë komente./abcnews.al