Opozita e drejtuar nga ish-kryeministri, Sali Berisha është duke mbajtur protestën kombëtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
ABC News sjell pamje nga lart Bulevardit.
Bashkë me Berishën në shesh është edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Meta sapo doli nga selia e tij, foli për mediat duke u shprehur se ky është një fillim pa kthim dhe se ndryshimi do të vijë me çdo çmim.
Kujtojmë që të përjashtuar nga kjo protestë janë Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.r.t/abcnews.al