Qindra tifozë zikaltër u mblodhën jashtë Appiano Gentile për t’u përshëndetur me lojtarët për fillimin e sezonit të ri.
Në veçanti, tifozët e Interit kanë shkuar tek Andre Onana, portierin e tyre aktual të jashtëzakonshëm. Ata kanë brohoritur të gjithë njëherësh “Onana qëndro me ne, mos u largo”.
Duket qartë që edhe portieri kamerunas është i prekur nga këto fjalë, por shanset që ai të qëndrojë janë të pakta, pasi transferimi te Manchester United është shumë pranë./h.ll/abcnews.al
“Resta con noi, #Onana resta con noi”. #Inter pic.twitter.com/BBhoT289Af
— Simone Togna (@SimoneTogna) July 13, 2023