Është mbyllur takimi i Kupës së Gjermanisë mes Eintracht Frankfurt dhe Leipzigut. Ishin vendasit e Frankfurt ata që triumfuan në këtë takim, me rezultatin 3-1.
Ishte Andre Silva ai që shënoi fillimisht, në minutën e 33-të të sfidës. Bomberi portugez u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Për të dyfishuar për Frankfurtin, mendoi numri 10, Kostic. Sulmuesi shfrytëzon në mënyrën më të mirë të mundshme një kundërsulm të shpejtë dhe i vetëm përballë portierit, shënon.
Dani Olmo do të shënonte për Leipzig për të shkurtuar diferencat, goli i tij i parë me fanellën e klubit gjerman. Megjithatë, Kostiç shënoi sërish në minuta e fundit dhe vendosi rezultatin final të sfidës./abcnews.al