VIDEO/ “Oh nëne, oh nëne”, Hoxhallari merr skenën me “gafën” e javës

schedule16:20 - 5 Maj, 2021

schedule 16:20 - 5 Maj, 2021

Regi Lushkja i Laçit shënoi një nga golat më të bukur të javës së 31-të në Superiore, por episodi më interesant pa asnjë diskutim është regjistruar në ndeshjen mes Bylisit dhe Tiranës.

Nuk bëhet fjalë për rastin e humbur nga Taulant Seferi në fillim të ndeshjes, por për një goditje dënimi të ekzekutuar nga Erion Hoxhallari në pjesën e dytë.

Mbrojtësi i Tiranës, në vend që të godiste portën e Qirkos, gjeti kokën e Kristi Vangjelit, i cili kishte krijuar një mur me argjentinasin Agustin Torassa, për të penguar pamjen e “gardianit” të ballshiotëve.

E majta e Hoxhallarit, potente si zakonisht, ka piketuar kokën e Vangjelit, që për pak sekonda qëndroi i shtrirë në kokë. Sigurisht nuk munguan as disa fjalë në drejtim të shokut të skuadrës. /abcnews.al