VIDEO/ “Offside” nga goditja e këndit, në Belgjikë harrojnë rregulloren!

schedule22:36 - 20 Mars, 2021

schedule 22:36 - 20 Mars, 2021

Një gol i anuluar ka shkaktuar polemika të shumta në Belgjikë. Sfida Mouscron-Oostende përfundoi me fitoren 0-1 të skuadrës udhëtuese.

Në minutat shtesë të takimit, Makhtar Gueye shënoi golin e fitores për skuadrën e Sidrit Gurit, i cili ndodhet jashtë për shkak të një dëmtimi.

Ishte minuta e 43-të kur Oostende ia doli të zhbllokojë takimin. Afrikani Fashion Sakala dërgoi në rrjetë një top të ardhur nga goditja e këndit, por kryesori e anuloi golin pasi kërkoi ndihmën e teknologjisë VAR. Një vendim që i befasoi të gjithë.

Kujtojmë që pozicioni i parregullt jashtë loje, nuk ekziston në rastet e goditjeve këndore, por kryesori Put vendosi të frenojë festën e skuadrës mike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!