VIDEO | Odise Roshi në super formë, ndëshkon shpejt Dynamo Moscow

schedule17:58 - 13 Mars, 2020

schedule 17:58 - 13 Mars, 2020

Shumë kampionate janë pezulluar, porn ë Rusi vazhdon të luhet futboll. Odise Roshi e ka nisur si titular sfidën shtëpiake kundër Dynamo Moscoë. Fieraku i komëbtares ka gjetur golin në minutën e 10-të, duke i dhuruar avantazhin e përkohshëm Akhmat Grozny.

Roshi kreu një inkursion të bukur, mori një pasim nga Ravanelli dhe goditi menjëherë drejt portës mike. Goli i pestë në kampionat për 28-vjeçarin dhe avantazh shumë i rëndësishëm për skuadrën çeçene, që po lufton për të qëndruar në elitën e futbollit rus.

Gjithsesi, skuadra kryeqytetase ia ka dalë të barazojë ndeshjen në minutën e 28-të. Me Akhmat luan edhe Bernard Berisha, por lojtari i Kosovës nuk e ka nisur si titullar ndeshjen e sotme dhe po qëndron në stol. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!