Tirana barazoi në shtëpi me Skënderbeun, ndërkohë që pati shumë polemika për golin që shënoi braziliani Elton Cale. Anësori nisi shpejt një faull dhe diskutimet janë nëse topi ishte në lëvizje apo jo kur e goditi.
Edhe në emisionin “Pressing” në ABC News u diskutua për atë gol. Sulejman Starova dhe Ermal Tahiri dhanë mendimin e tyre, ashtu sikurse specialisti i gjykimit, Albano Janku. Për të goli ishte i rregullt, por hasi në kundërshtinë e trajnerit të Teutës, Edi Martinit.
Gjatë diskutimit, Martini mes të tjerash tha: “Topi është në lëvizje, shikoje nga afër. Është duke lëvizur portieri para topin, që nuk ka rrezik, dhe të thotë arbitri ktheje prapa se ishte topi në lëvizje. Po si mor vëlla nuk është. Topi është në lëvizje. Ore, o shkoj unë tek okulisti, ose shko ti! Topi është duke lëvizur”. /abcnews.al