VIDEO/ “O legen, me ne e gjete”, Kushta pushton mediat greke: Kam studiuar Ibrën

schedule21:42 - 8 Mars, 2021

schedule 21:42 - 8 Mars, 2021

23 vjeç, 1.92 metra i gjatë, teksa luan si qendërsulmues. Kristian Kushta aktivizohet në Greqi me ekipin e OF Ierapetra dhe në ndeshjen e fundit ka shënuar dy gola, njëri prej të cilëve do të kujtohet edhe pas shumë vitesh. Sulmuesi nga Vlora numëron tre ndeshje me Shqipërinë U17, teksa ka dhënë një prononcim për gazzetta.gr.

Goli “alla-Ibrahimovic” i ka çmendur të gjithë në Greqi. Kristiani, i cili e ka nisur karrierën e tij te PAOK-u, e ka talentin në gjak dhe ndodhet në qendër të vëmendjes për golin e mrekullueshëm që realizoi ditën e djeshme.

Kur e pashë topin në rrjetë, mendova se nuk ishte e vërtetë. Që prej momentit që më erdhi ai kros, e kisha të qartë në mendjen time veprimin që duhet të bëja. E kisha provuar shumë herë në stërvitje një veprim të tillë, por kurrë nuk ia kisha dalë të shënoja.

Jam një tifoz i madh i Ibrahimovic, nuk e fsheh që i kam studiuar mirë lëvizjet që bën. Jam një tip agresiv, i studioj lëvizjet e lojtarëve të mëdhenj dhe mundohem ta bëj një gjë që më pëlqen. I them vetes: po, edhe unë mund ta bëj këtë.

Më uruan shokët e skuadrës, por lojtarët e ekipit kundërshtar. Realizova kundër ish-ekipit tim. Disa persona më thanë me shaka: me ne e gjete të shënosh këtë gol o shkër***të. Telefoni ka rënë më shumë sesa kur kisha ditëlindjen.

I falënderoj të gjithë për mesazhet që më kanë dërguar. Tani dua të përqendrohem vetëm te familja ime, ajo që më qëndron pranë në momente të mira dhe të vështira“, përfundoi Kristian Kushta. /abcnews.al