VIDEO | Nxënësi mposht profesorin, derbi i Londrës shkon për Chelsea

schedule15:22 - 22 Shkurt, 2020

schedule 15:22 - 22 Shkurt, 2020

Chelsea reagoi pas humbjes me Manchester United dhe u rikthye te fitorja në kampionat pas katër ndeshjesh. Skuadra e Frank Lampard fitoi derbin e Londrës ndaj Tottenham dhe siguroi tre pikë të arta për objektivin Champions League.

Oliver Giroud dhe Marcos Alonso nuk janë aktivizuar shumë këtë sezon dhe sot shënuan dy gola me peshë. Francezi zhbllokoi shifrat në minutën e 15-të, ndërsa mbrojtësi spanjoll dyfishoi në fillimin e pjesës së dytë.

Pa vlerë autogoli i gjermanit Rudiger një minutë përpara fundit të takimit. Rikthim i hidhur në “Stamford Bridge” për Jose Mourinhon dhe Tottenhami i tij humbi mundësinë për t’iu afruar vendit të katërt. Diferenca me këtë pozicion që mbahet nga Chelsea ka shkuar në 4 pikë, por gara për një vend në Champions vazhdon të jetë e fortë. /abcnews.al

Chelsea-Tottenham 2-1
(Giroud 15′, Alonso 48′ / Rudiger (aut) 89′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!