Zlatan Ibrahimovic po bën një ndeshje të shkëlqyer kundër Interit. Pasi asitoi golin e Rebic, bomberi suedez shënoi edhe golin e dytë për Milanin, duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-2.
Gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, gjiganti i Milanit është i lirë në shtyllën e dytë dhe arrin të shënojë me kokë, duke mposhtur me lehtësi portierin Padelli./abcnews.al
Serie A, java 23
Inter – Milan 0-2
Rebic 40′, Ibrahimovic 45′

