VIDEO/ Nuk mjaftoi përplasja gjatë ndeshjes, Rrapaj kërkon të “sqarojë” Dokën, ndërhyjnë stafet e dy ekipeve

schedule21:23 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 21:23 - 3 Dhjetor, 2023

Gjyqtari Juxhin Xhaja i fali Albi Dokën dhe Arinaldo Rrapajn, pasi me përplasjen mes tyre dhe kapjen me duar e këmbë meritonin të dilnin me karton të kuq në minutën e 69-të. Gjyqtari u mjaftua vetëm me nga një karton të verdhë, ndonëse limitet kishin kaluar.

Mirëpo, lojtarët nuk e kanë harruar përplasjen gjatë lojës dhe sapo ka rënë vërshëllima përfundimtare, Rrapaj që u zëvendësua nga trajneri Abilaliaj për të shmangur të kuqin hyri në fushë për t’u sqaruar me Dokën, megjithatë ndërhyrja e shpejtë e pjesëtareve të dy kampeve dhe zyrtarëve të ndeshjes e shmangen përplasjen fizike mes dy lojtarëve, kështu që gjithçka mbeti një tentativë në distancë.

Ndërkaq, kujtojm se shkak e përplasjes u bë një ndërhyrje e gabuar e Rrapajt, teksa për të ndalur “vrullin” e përplasjes është dashur edhe ndërhyrje e dy stafeve teknike të skuadrës, të cilët sheshuan menjëherë situatën, për të rifilluar lojën rregullisht. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI PAMJET: