VIDEO/ “Nuk më bëri faull”, veprimi fisnik i Belottit ndaj Atalantës

schedule11:17 - 7 Shkurt, 2021

schedule 11:17 - 7 Shkurt, 2021

Ndeshja e djeshme mes Atalantës dhe Torinos ishte një spektakël golash. Përballja mes dy ekipeve përfundoi në shifrat 3-3, ku përveç golave të shumtë pati dhe një episod që ndodh rallë në futbollin e sotshëm.

Në minutën e 33-të të takimit kur rezultati ishte 3-0 për vendasit, Andrea Belotti tregoi dhe një herë vlerat e tij si lojtar. Kapiteni i Torinos rrëzohet vetëm pak metra larg zonës së Atalantës, ku ishte në një duel me mbrojtësin Romero.

Gjytari i takimit Fourneau akordoi një faull në favor të torinezëve, por ishte pikërisht Belotti, i cili e pranoi nuk ishte faull. Më pas italiani bën fair-play dhe i kthen topin portierit të Atalantës. Një veprim ky për t’u duartrokitur për sulmuesin e Torinos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!