VIDEO | “Nuk jam majmun!”, racizmi tërbon mbrojtësin brazilian

schedule08:32 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 08:32 - 12 Dhjetor, 2019

Mbrojtësi i Vasco De Gama U20, Miranda, ka shpërthyer në ndeshjen kundër Indipendente U20 në COPA RS U20. Shkak janë bërë thirrjet raciste ndaj tij dhe mbrojtësi është hakmarrë pasi ka realizuar golin e fitores me penallti.

Skuadra e tij shkoi në gjysmëfinale, kurse Miranda shkoi drejt kamerave për të festuar. Gjithçka ishte e planifikuar, pasi mbrojtësi ka përcjellë një mesazh: “Unë nuk jam një majmun, jam shumë krenar për ngjyrën time. Jam shumë krenar”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!