Italia është zgjuar sot për herë të dytë si kampione e Europës dhe emocionet e kujtimet janë ende më shumë se të freskëta. Gianluigi Donnarumma, heroi i gjysmëfinales ndaj Spanjës dhe më pas në finale ndaj Anglisë, ku priti dy penallti.
Pas ndeshjes ai foli për mediet dhe tregoi një moment mjaft qesharak, por që do mbahet mend gjatë. Në foton kur të gjithë i janë hedhur në krahë, ai duket shumë serioz dhe tashmë e dimë arsyen përse ka ndodhur kështu.
“Te penalltia nuk festova sepse mendova se nuk kemi fituar ende”, tregoi pas ndeshjes gardiani i ardhshëm i PSG. Italia e ktheu Kupën në shtëpi, pasi dështoi në vitin 2012 në finalen me Spanjën, kur u mund me poker. /abcnews.al
? Sì, avevamo capito che non avevi capito
???? GRAZIE GIGIO‼️
➖
L’ITALIA È CAMPIONE D’EUROPA
Lo speciale su https://t.co/0RQYNVDwk9
➖#SkyEuro2020 #Euro2020 #SkySport #ItaliaInghilterra #Italia #Inghilterra @gigiodonna1 @DiMarzio pic.twitter.com/Nz68mlP4lZ— skysport (@SkySport) July 13, 2021