VIDEO/ Nuk e quajnë kot “Pogba i ri”, ky gol në miqësore i vë kapakun krahasimit

schedule21:19 - 4 Gusht, 2021

schedule 21:19 - 4 Gusht, 2021

Menaxherin e kanë të njëjtin, qetësinë e guximin po ashtu. Po flasim për Ryan Gravenberch, i cili menaxhohet nga Mino Raiola dhe konsiderohet si Pogba i ri.

Mesfushori i Ajax dhe i Holandës e ka treguar edhe një herë tjetër se pse i bëjnë krahasime të tilla, edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje miqësore.

Gravenberch, në duelin kundër anglezëve të Leeds United, nuk është menduar dy herë dhe nga një largësi e konsiderueshme ka goditur dhe ka shtangur portierin kundërshtar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!