VIDEO/ Nuk arritën të siguronin një biletë për finalen, tifozët e Liverpool “pushtojnë” sheshin

schedule17:03 - 28 Maj, 2022

schedule 17:03 - 28 Maj, 2022

Sot në mbrëmjë do të luhet finalja e madhe mes Liverpoolit dhe Real Madrid.

Stadiumi francez do të jetë i mbushur plotë dhe dihet që një pjesë e madhe e tifozëve nuk kanë arritur të sigurojnë një biletë për ta parë nga afër këtë finale. Në Liverpool, emocionet e kësaj ndeshjeje tashmë janë shumë të lartë.

Një nga sheshet kryesore të vendit, Concert Square (Sheshi i Koncerteve) ka filluar të mbushet që në mëngjes dhe në këto momente, është plotë me tifozë të ekipit anglez të cilët duken qartë me fanellat e Liverpool dhe shalle të ekipit të tyre.

Ndeshja do të fillojë në orën 21:00, ku emocione dhe spektakël do të mbizotërojnë në këtë finale./h.ll/abcnews.al