VIDEO/ Nuhatje prej bomberi, ish-sulmuesi i Laçit ndëshkon ekipin e Xavit

schedule17:18 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 17:18 - 28 Dhjetor, 2020

Luhet java e 11 e kampionatit të Katarit dhe në fushë janë dy nga skuadrat më të mira të vendit. Ndeshen Qatar SC dhe Al Sadd, të cilën e drejton Xavi.

Anthony Okpotu, ish-sulmuesi i Laçit në Superiore ka gjetur rrugën e rrjetës, duke ndëshkuar ekipin e ish-mesfushorit të Barçës dhe treguar vlerat e tij.

Sulmuesi përfitoi nga hezitimi i mbrojtjes së Al Sadd, rrëmbeu një top dhe tundi rrjetën. Okpotu ka luajtur me Laçin si i huazuar në sezonin 2018-19, kur luajti në 10 ndeshje dhe shënoi vetëm një gol.

Verën e shkuar ai u bë një nga lojtarët më të shtrenjtë, që kanë luajtur në Superiore, kur u transferua te Qatar SC për 1 milionë euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!