Nostalgjikë në Korçë, aty ku u mësuan ta shihnin Skënderbeun të dominonte, duke ngritur trofeun e titullin kampion shtatë herë në tetë vite. Vetëm një sezon ia doli Kukësi të thyente hegjemoninë e bardhekuqve, që dy vite më parë festuan gjatë.
Fillimisht ngritën titullin kampion, më pas morën edhe Kupën e Superkupën, duke mposhtur Laçin në të dyja rastet. Momente të tilla në Korçë duan t’i përjetojnë sërish, por tani çështja kryesore është fitimi i betejës ligjore me UEFA-n, në Gjykatën Federale të Zvicrës.
Në titullin e fundit ishte ende në portë Orges Shehi, kurse në mbrojtje të zakonshmit Vangjeli, Osmani, Radas e Mici. Muzaka, Lilaj, Nimaga e Dita gjithashtu ishin pjesë e rëndësishme e ekipit korçar, sikurse edhe treshja e sulmit, Sowe, James e Gavazaj. /abcnews.al