VIDEO | Nostalgjia e Skënderbeut, kujton dy nga perlat e Hamdi Salihit

schedule21:19 - 3 Prill, 2020

schedule 21:19 - 3 Prill, 2020

Hamdi Salihi është një nga futbollistët më të mëdhenj që ka luajtur në Korçë. Sulmuesi shkodran ishte pjesë e Skënderbeut gjatë viteve 2015-2017 dhe e mbylli aventurën barhdekuqe me 48 gola të shënuar. Klubi korçar ka rikujtuar dy nga golat e 36-vjeçarit në faqen zyrtare në rrjetet sociale.

Rikujtojmë Hamdi Salihin! Asiston Latifi, shënon Salihi… Nga 48 golat të bomberit Shkodran me fanellën bardhekuqe kemi zgjedhur dy, njërin për rëndësinë dhe tjetrin për bukurinë”, shkruan Skënderbeu. I pari u shënua kundër Milsam në vitin 2015. Skënderbeu eliminonte skuadrën moldave dhe bëhej skuadra e parë shqiptare që kualifikohej në fazën e grupeve në Europa League.

Ndeshja e parë kundër Milsam u  zhvillua në transfertë dhe Salihi zhbllokonte shifrat pas një asisti të Liridon Latifit. Salihi shënonte sërish për të vulosur fitoren 0-2, teksa i njëjti rezultat u regjistrua edhe në sfidën e kthimit, aty ku shënuan Salihi dhe Progni. Goli tjetër i zgjedhur i përket ndeshjen së Superiores kundër Partizanit.

Hamdi Salihi realizonte një eurogol, një nga më të bukurit që është shënuar ndonjëherë në kampionatin shqiptar, duke lënë të shtangur Alban Hoxhën dhe duke mahnitur gjithë tifozët e pranishëm. /abcnews.al

Rikujtojmë Hamdi Salihin!Asiston Latifi, shënon Salihi…Nga 48 golat të bomberit Shkodran me fanellën bardhekuqe kemi zgjedhur 2, njërin për rëndësinë dhe tjetrin për bukurinë 😉

Gepostet von KF Skënderbeu am Freitag, 3. April 2020