Pritej që në “Ullevaal Stadion” të barazoheshin shifrat, nga ana e “Dardanëve” të Kosovës, mirëpo në mitikun e Oslo ka ndodhur totalisht e kundërsta, me norvegjezët vendas, që kanë arritur të gjejnë edhe golin e dytë të sfidës.
Një aksion perfekt i “Vikingëve” është finalizuar më së miri nga “bomberi” i sulmit, Erling Haaland, i cili dërgon në rrjetë një pasim perfekt të Nusa, për t’i dhënë lojë goditjen e “knock out”. Rezultati shkon në 2 me 0. /i.m /abcnews.al