Është mbyllur pjesa e parë mes Koln dhe Leipzig, sfidë e vlefshme për javën e 29-të të Bundesligës gjermane. Ishin vendasit e Koln ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Cordoba, që në minutën e shtatë të sfidës.
LEXO EDHE: VIDEO/ Rexhbecaj protagonist për Koln, tjetër gol i Schick për Leipzig
Gjithsesi, Leipzig arriti të përmbysë gjithçka. Ishte Schick ai që barazoi në minutën e 20-të të sfidës, duke shënuar golin e nëntë personal në Bundesliga.
Ndërsa golin e përmbysjes, e shënoi Nkunku. Anësori i talentuar gjeti rrjetën në minutën e 38-të të sfidës, duke i çuar djemtë e Nagelsmann në avantazh në dhomat e zhveshjes./abcnews.al
Bundesliga, java 29
Koln – Leipzig 1-2
Cordoba 7′ / Schick 20′, Nkunku 38′