ITALI- Mediat e huaja kanë ndarë pamje nga momenti tragjik i daljes së tramvajit nga shinat. Ka shkuar në dy numri i viktimave dhe rreth 40 të tjerë u plagosën.
Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, një makinë është e ndaluar në semafor, dhe më pas tramvaji devijon me ndërsa bën një kthesë dhe më pas përplaset me një mur. Tre kalimtarë që u plagosën raportohet se janë ën gjendje të rëndë.
Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe ndërhynë për t’i ardhur në ndihmë të lënduarve.
“Mendova se ishte tërmet. Isha ulur dhe rashë në dysheme, së bashku me pasagjerët e tjerë. Ishte e tmerrshme”, tha fillimisht një nga pasagjerët për mediat italiane.
View this post on Instagram


