Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Treshit. Tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën.
Siç shihet edhe nga pamjet makinat kanë përfunduar në anë të rrugës, ndërsa policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.
Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. I plagosuri raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.