VIDEO/ Një turk tallet me Milanin, Arsenali dhe Leicesteri triumfojnë me “poker”

schedule22:58 - 5 Nëntor, 2020

schedule 22:58 - 5 Nëntor, 2020

Më në fund thyhet Milani. Kuqezinjtë nuk humbnin në një ndeshje zyrtare prej muajit mars, teksa sonte u shpartalluan 0-3 në “San Siro” nga francezët e Lille. Mbrëmje magjike për turkun Yusuf Yazici, i cili realizoi një trigolësh përballë ekipit të Stefano Piolit.

Triumf me përmbysje për Arsenalin në shtëpi kundër Moldes, takim për përfundoi 4-1. Miqtë kaluan të parët në avantazh falë një finalizimi tepër të bukur të Martin Ellingsen në mesin e pjesës së parë.

 

Rezultatet e dueleve të mbrëmjes në Europa League

Fundi i fraksionit të parë solli barazimin falë një autogoli të Moldes, teksa djemtë e Mikel Artetës kaluan në avantazh me një tjetër autogol të nordikëve. Më pas erdhën rrjetat e Pepe dhe talentit Willock.

 

Feston edhe Leicester City. “Dhelprat” mposhtën 4-0 në fushën e tyre portugezët e Bragës. Dygolësh i afrikanit Iheanacho dhe rrjeta të Praet e Maddison, me ekipin anglez që siguroi suksesin e tretë radhazi në grupin G. /abcnews.al