Edon Zhegrova kohët e fundit po luan rregullisht me Basel dhe paraqitjet e tij kanë qenë të mira, madje duke u shpallur më i miri i muajit nëntor. Sulmuesi anësor i Kosovës ndërkohë është përfshirë në një tjetër sondazh, këtë herë për golin më të bukur të dhjetorit.
Bëhet fjalë për një votim brenda skuadrës dhe Zhegrova konkurron me Eray Coemert, i cili ka shënuar me një silurë nga distanca, kurse Arthur Cabral me një parabolë. Tifozët e Basel do të vendosin, por me siguri shqiptarët në raste të tilla nuk falin dhe do të votojnë për bashkatdhetarin e tyre. / abcnews.al
https://www.instagram.com/p/B6QpA0fg3BD/?igshid=fq90i7otchiv