VIDEO/ Një pulë bëhet kurban në parlamentin e Meksikës për t’iu lutur Zotit të shiut

schedule12:11 - 25 Prill, 2024

schedule 12:11 - 25 Prill, 2024

Skena të paimagjinueshme janë regjistruar në parlamentin e Meksikës, teksa një pulë është bërë kurban për t’i ofruar gjakun e saj perëndisë së shiut, të njohur si “Tlaloc”.

Skena e paprecedentë u transmetua në rrjetet sociale të Parlamentit, por u ndërpre kur një pjesëmarrës i preu fytin pulës dhe e mblodhi gjakun në një enë.

Ceremonia e organizuar nga senatori Adolfo Gomes ka shkaktuar një valë të madhe zemërimi, por vetë anëtari i partisë qeverisëse “Morena” u mbrojt duke thënë se “Kushtetuta e Meksikës e cilëson të përshtatshme që të respektohen traditat e popujve indigjenë”.

Edhe pse u pasqyrua në kohë reale në rrjetet institucionale të Senatit, në mbrëmje krerët e organit u distancuan nga kjo nismë, duke ia ngarkuar përgjegjësinë vetëm senatorit Gomes.

Por pavarësisht kësaj, shoqatat për mbrojtjen e kafshëve u kujtuan ligjvënësve se sakrificat dhe keqtrajtimi i kafshëve janë të ndaluara në Meksikë.

Organizata “Anima Naturalis Mexico” njoftoi përmes platformës së rrjeteve sociale X se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër senatorit dhe se po bën thirrje për një demonstratë sot para Senatit për të kërkuar dorëheqjen e tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!