Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Një person i sulet gazetarëve në Bularat: Kam parë keq nga shteti shqiptar

schedule10:04 - 26 Tetor, 2019

schedule 10:04 - 26 Tetor, 2019

Ceremonia e përvjetorit të neutralizimit të Kostas Katsifas nga RENEA teksa qëllonte me armë ndaj policisë është duke u zhviluar e qetë në Bularat, megjithatë ka prej tyre që nuk e fshehin dot mllefin ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Një prej pjesëmarrësve i është sulur gazetarëve duke u thënë të largohen, ndërsa ata e pyesin se çfarë të keqe ka parë ai nga Shqipëria dhe nga gazetarët.



“Kam parë nga shteti, nga policia, nga ju, nga të gjithë kam parë”, thotë ai i irrituar teksa futet në kishë për ceremoninë.

Ndaj tij kanë reaguar në greqisht të njohur të tij duke i thënë që të mos ngacmojë gazetarët, por personi i irrituar ka vijuar me retorikën e tij nacionaliste.

Për më tepër, ndiqni videon e siguruar nga gazetari Gazetari Orges Sako për abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!