Kastrioti ka arritur t’i shënojë Tiranës në ndeshjen e Abissnet Superiore, që po luhet në Kamzë. Krutanët kanë mundur të përfitojnë nga një prekje e Hoxhallarit në zonë.
Gjyqtari vendosi menjëherë për penallti dhe Karakaçi e mori përsipër për ta goditur. Fillimisht Bekaj e ndali sferën, por më pas Karakaçi arriti i pari dhe goditi sërish me kokë, duke tundur rrjetën.
Duhet të themi se Tirana ishte gjatë gjithë kohës më aktive dhe humbi disa raste, para se Kastrioti të shënonte në mundësinë e parë të kësaj ndeshje për ta. /abcnews.al

