VIDEO/ Një mënyrë vërtet e çuditshme për të mbrojtur makinën

schedule12:48 - 25 Maj, 2022

schedule 12:48 - 25 Maj, 2022

Ndërsa shumë njerëz i drejtohen pajisjeve teknologjike për të mbrojtur makinat e tyre nga vjedhja, të tjerë përdorin metoda të thjeshta. Një video e xhiruar në Santa Catarina, Brazil tregon se sa larg mund të shkojnë disa njerëz për të mbrojtur makinën e tyre.

Dikush ka filmuar një Honda Civic Sedan në një parking me zinxhir të lidhur në dorezën e derës dhe rrotën e përparme të makinës, ndërsa pronari i makinës e kishte siguruar zinxhirin me dry. Nuk dihet nëse makina ishte e kyçur dhe zinxhiri ishte për siguri shtesë.

Ndoshta shoferi nuk mund të mbyllte derën dhe vendosi zinxhirin për të dekurajuar hajdutët që të mos e vidhnin makinën. Por sa mund të dekurajohen hajdutët për të vjedhur një makinë të “mbrojtur” në këtë mënyrë?  Dryni mund të jenë i mirë për të mbrojtur biçikletën nga hajdutët dhe jo makinën.

/abcnews.al