Igli Tare ka një talent të madh në zbulimin e lojtarëve të talentuar. Drejtori sportiv i Lazios, po punon fort për të siguruar shërbimet e Marash Kumbullës nga Hellas Verona, por ka gati edhe alternativën nëse nuk arrin te djaloshi nga Malësia e Madhe.
The Guardian raporton se Tare po ndjek me interes Min-jae Kim, qendërmbrojtësin 23-vjeçar nga Koreja e Jugut. 190 cm i gjatë, i fortë në duele dhe mjaft i mirë në lojën me top. Ai është pjesë e kinezëve të Beijing Guoan dhe njihet me nofkën “përbindëshi“.
Në Azi e cilësojnë si një talent të madh dhe deri ka zhvilluar 30 ndeshje me kombëtaren e Koresë së Jugut, teksa numëron edhe tre gola të shënuar. Kartoni i tij kushton 15 milion euro dhe në garë, përveç Lazios, ndodhen edhe Everton, Leipzig. Porto dhe PSV Eindhoven. /abcnews.al