VIDEO/ Një grua indiane mësoi të lexojë dhe të shkruajë në moshën 92-vjeçare

schedule15:24 - 2 Tetor, 2023

schedule 15:24 - 2 Tetor, 2023

Një e moshuar indiane nëntëdhjetë e dy vjeçare u ul në një tavolinë shkolle për herë të parë gjashtë muaj më parë dhe më në fund mësoi të lexonte dhe të shkruante, duke u bërë shembull për gratë e tjera nga fshati i saj.

Salima Khan, e lindur rreth vitit 1931 dhe e martuar në moshën 14-vjeçare, ka ëndërruar prej kohësh të mësojë të përdorë numrat dhe shkronjat. Kur ishte fëmijë, në fshatin e saj nuk kishte shkollë.

Gjashtë muaj më parë, e shoqëruar nga nusja e nipit, ajo  filloi shkollimin me fëmijët tetë dekada më të vegjël se ajo. Historia e Salima Khan mori vëmendjen pasi një video e saj duke numëruar deri në 100 u postua në rrjetet sociale.

Nipat e mi më gënjyen se u dhashë më shumë para sepse nuk dija të numëroja faturat” tha ajo për gazetën “Times of India”.

Pas rastit të një gruaje indiane 92-vjeçare, 25 gra nga fshati i saj vendosën të mësojnë të lexojnë dhe të shkruajnë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!