Bayern Munchen shënoi nga një gol për pjesë dhe u rikthye me tre pikë nga transferta kundër Union Berlin. Golat e Robert Lewandowskit dhe Benjamin Pavard, i dhuruan fitoren bavarezëve në kryeqytet dhe diferenca me Dortmundin ndjekës ka shkuar sërish katër pikë.
VAR-i anuloi golin e Thomas Muller në minutën e 19-të dhe vendasit rezistuan deri pesë minuta përpara mbylljes së pjesës së parë, moment kur Leon Goretzka ua prishi planet. Mesfushori “vodhi” një penallti dhe Lewandowski nuk gaboi nga pika e bardhë, duke u ngjitur në kuotën e 40 golave në këtë sezon. Dyfishimi erdhi dhjetë minuta para fundit të ndeshjes.
Mbrojtësi francez shfrytëzoi një kros nga goditja e këndit, kërceu bukur me kokë dhe vulosi fitoren e skuadrës së tij. Goli i dytë në kampionat për 24-vjeçarin, i cili edhe rrjetën e parë e kishte realizuar kundër Union Berlin. Bayern do të zbresë në fushë sërish me 23 maj dhe përballet në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurt. /abcnews.al
Each of Benjamin Pavard’s last two goals for Bayern Munich have now come against Union Berlin.
Can he play them every week? ? pic.twitter.com/jL8zp0SwUB
— Squawka Football (@Squawka) May 17, 2020