VIDEO/ Një asteroid i vogël ndriçoi qiellin mbi Gjermani

schedule14:11 - 21 Janar, 2024

schedule 14:11 - 21 Janar, 2024

Një asteroid i vogël i quajtur Sar2736 goditi Tokën të shtunën mbrëma, duke ndriçuar qiellin mbi Gjermani.

Vetëm 90 minuta para se të fluturonte nëpër qiell mbi Evropë në natën midis së shtunës dhe të dielës, NASA njoftoi se një asteroid i vogël do të godiste Tokën. Asteroidi goditi zonën në perëndim të Berlinit.

Asteroidi i vogël, rreth një metër në diametër, nuk përbënte asnjë rrezik për njerëzit. Megjithatë, ekzistonte mundësia që asteroidi të mund të godiste asteroidë të tjerë që ndodheshin në afërsi të tij.

Krisztián Sárneczky e zbuloi këtë asteroid pak para përplasjes. ‘Gjuetari’ i asteroidëve është bërë i famshëm për zbulime të tilla, duke përfshirë një që ra në Francë në 2023 dhe një tjetër që ra në Oqeanin Arktik në 2022./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!